Ndeshja e pestë në histori, ky është bilanci i dueleve mes Shqipërisë dhe Izraelit

Shqipëria do të sfidojë Izraelin për herë të pestë në histori sonte në “Air Albania”. Kuqezinjtë do të tentojnë fitoren e parë në Grupin 2 të Ligës B në Nations League, teksa synojmë vendin e parë. Bilanci me Izraelin në katër ndeshjet e mëparshme është i barabartë. Të dy skuadrat kanë siguruar nga dy fitore për kokë.

Dueli i parë u zhvillua më 12 nëntor të vitit 2016, i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018. Në “Elbasan Arena” u mposhtëm 0-3 në një sfidë ku djemtë e Di Biasit mbetën me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Berat Gjimshitit, në minutën e 17-të.

Kuqezinjtë u kundërpërgjigjën në Haifa më 11 qershor të vitit pasardhës. Armando Sadiku (me dy gola) dhe Ledian Memushaj i dhuronin fitoren Shqipërisë në një ndeshje perfekte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sfida e tretë u zhvillua në 7 shtatorin e vitit 2018, i vlefshëm për edicionin e parë të Nations League. Shqipëria fitoi 1-0 në “Elbasan Arena” falë golit të Taulant Xhakës në pjesën e dytë. Më 14 tetor të po atij viti vendasit fituan 2-0 takimin e luajtur në Be’er Sheva.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?