Ndeshja me Armeninë, Taulant Xhaka: Me çunat e Kombëtares, për në Tiranë
Pas shpalljes së listës anti-Armeni, kuqezinjtë kanë nisur udhëtimin prej ditës së sotme drejt kryeqytetit shqiptar, për të qenë në dispozicion të trajnerit Gianni De Biasi. Lojtarët kosovarë, Arlind Ajeti, Shkëlzen Gashi, Amir Abrashi, Naser Aliji e Taulant Xhaka, që luajnë në Zvicër, kanë postuar pasditen e sotme një foto në ambientet e aeroplanit që po i sillte drejt Tiranës për ndeshjen e Kombëtares sonë. Gashi shënoi edhe dy gola në fundjavë me Basel dhe kthehet në formë të shkëlqyer për të luajtur titullar ndaj Armenisë. Kuqezinjtë për një javë do të grumbullohen në Durrës, ku do të nisin përgatitjet e sfidën e katërt eliminatore me armenët që do të luhet në “Elbasan Arena” më 29 mars. Të mërkurën trajneri Gianni De Biasi ka planifikuar edhe një miqësore testi për të parë gjendjen e lojtarëve që ka thirrur për ndeshjen me armenët.
KOHA JONË SONDAZH

