Ndeshja me Islandën, trajneri Reja: Duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë
Trajneri Edi Reja ndodhet në një konferencë për shtyp për ndeshjen e nesërme kundë Islandës. Reja tha se do japin 200% të tyre për të fituar ndeshjen. “Nuk vendos skema për fatet e lojës, por për lojtarët. Kalendari na favorizon për të bërë më të mirë për ndeshjet e radhës. Nesër do japim 200% për të fituar ndeshjen ndaj Islandës. Kemi tre ndeshje në shtëpi, duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë”. Pas humbjes kundër Francës dhe kritikave ndaj tij, sidomos për rreshtimin 3-5-2, i cili rezultoi një dështim, trajneri i Kombëtares, Edy Reja, kërkon të shmangë keqkuptimet me gazetarët. Në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Islandës, Reja është filmuar duke i kërkuar përkthyesit që të tregohet i kujdesshëm, pasi “gazetarët kanë pushkën gati”.
I pyetur pikërisht për këtë skemë, Reja pranoi se Shqipëria nuk ka luajtur në mënyrë perfekte me të, por kundër skuadrave të tjera, përveç Francës, ka pasur rezultate. “Mua më pëlqen të mbrohem duke sulmuar, duke ushtruar presion. Kjo skemë të lejon të luash me dy sulmues dhe mesfushorë që ndihmojnë sulmin. Edhe tre qendërmbrojtësit duhet të dalin përpara, të bëhen mesfushorë ndonjëherë”, tha trajneri.
I pyetur nëse kundër Islandës do të ishte “finalja” e tij, trajneri italian u përgjigj: ”Kjo është ndeshja vendimtare, këto janë 90 minuta për të vazhduar ëndrrën tonë. Nëse mundim Islandën kemi më tepër mundësi që të qëndrojmë në garë për Euro 2020, në të kundërt përqindja bëhet më e ulët, me 12 pikë diferencë nga kundërshtarët. Duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet në shtëpi. Detyra jonë është pikërisht të fitojmë me Islandën dhe duhet të japim 200% për të shpresuar ende te kualifikimi. Jemi të favorizuar prej kalendarit që kemi, duke shfrytëzuar ndeshjet në shtëpi dhe të marrim pikë në transfertë”.
Islanda dhe skema
Ta sqarojmë këtë aspekt. Skema 3-5-2 nuk është vetëm mbrojtës, ne mundohemi të mbrojmë duke sulmuar duke mbajtur kundërshtarin larg portës. Unë që kur kam ardhur i kam stërvitur ;unat në këtë lloji moduli. Në Islandëe djemtë humbën 4 raste, ndaj Moldavisë bëmë mirë dhe fituam. Skuadra më pëlqen të mbrohet duke sulmuar. Me 3-5-2 kemi mundësinë te kemi dy sulmuesë qëndrorë, dy mesfushor qëndorë e dy që sulmojnë nga krahët.
Ndeshja me Islandën finale apo presion?
Kjo do të jetë ndeshja jonë më deccizive, kjo do të tregojë nëse do të vazhdojmë ëndrrën tonë europiane. Normalisht në rast se nuk fitojmë kjo gjë do na heqë shumë mundësi për t’u kualifikaur. Kemi tre ndeshje në shtëpi, duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë, do të na japë një shtysë shumë të fortë për kualifikimin. Kalendari na favorizon për të bërë më të mirën. Do të kërkojmë të bëjmë më të mirën jashjtë fushë. Nesër do të japim 200% për të marrë fitoren.
Ndryshimet në formacion
Formacioni 3-5-2 që kemi në do më bëjë të ndryshojë disa lojatër. Dermaku do të jetë titullar në vend të Mavrajt. Do mundohemi që të jemi më ofesnivë. Sot dhe nesër do të bëjëm vlerësimin për formcaion përfundmitar. Kush rikuperon më shumë dhe kush më pak do të duket në stërvitje dhe do të vendosim.
Roshi
Është shumë i mirë në sulm, ndërsa në mbrojtjë ka mungesë vëmendje. Ndeshjen e radhës i kërkoj më shumë vëmendje. Në ndeshjen me Moldavinë ai u fut dhe ndryshoj ndeshjen, kur është i përqëndruar.
Lënia jashtë e Mavrajt?
“Është një zgjedhje teknike, do të bëjë një vlerësim të të gjithë grupit. Përsa i përket Mërgimit është shumë i zoti në ajër, garanton një mbulim të mirë në goditje këndi. Në e vlërsojmë Islandën në bazë të ndeshjes së parë, ku nuk e toleruam. Duhet të bjëmë një vlerësim të grupit, për të luajtur më të mirët dhe ata që janë në formë. Normalisht është pozitive për në që ata që të jenë në fushë të jenë 100% të motivuar.
KOHA JONË SONDAZH

