Ndeshja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen pak orë para duelit historik
Në një ditë të veçantë për përfaqësuesen e Kosovës, një moment simbolik ka ardhur nga një prej yjeve të saj. Edon Zhegrova ka festuar sot 27-vjetorin e lindjes, vetëm pak orë para përballjes vendimtare ndaj Turqisë.
Mesfushori ofensiv e ka kaluar këtë moment në një atmosferë të ngrohtë brenda grupit, i rrethuar nga bashkëlojtarët, teksa fokusi kryesor mbetet sfida që mund të shkruajë historinë për Kosovën.
Një fitore në këtë duel do ta çonte përfaqësuesen drejt një kualifikimi historik në Kampionatin Botëror. Urimi nuk ka munguar as nga Federata e Futbollit të Kosovës, e cila përmes një postimi ka dhënë një mesazh motivues dhe plot simbolikë.
“Urime ditëlindjen, Edon Zhegrova! Plani ishte ta prisnim tortën në drekë… por e lamë për ‘desert’ pas ndeshjes. Sepse festa e vërtetë fillon atëherë! Po a paramendojmë se e dini cila ishte dëshira e Edonit kur i fryu qirinjtë? E thjeshtë, por e madhe: Kupa e Botës 2026!”, thuhet në reagimin e Federatës.
Në prag të kësaj sfide historike, festa e Zhegrovës duket se është kthyer në një motiv shtesë për “Dardanët”, të cilët synojnë ta kurorëzojnë këtë ditë me një sukses që do të mbetet gjatë në kujtesën e futbollit kosovar.
KOHA JONË SONDAZH

