Ndeshja ndërpritet, tifozë dhe lojtarë i bashkohen turmës

Qindra studentë, pjesëtarë të lëvizjes për ndryshimet klimatike ndërprenë një ndeshje futbolli amerikan mes shkollave. Ato u futën në fushë në “New Haven”, duke kërkuar nga 2 universitetet të ndalojnë investimet në lëndët djegëse. Përveç studentëve të cilët u futën në fushë, shumë spektatorë iu bashkuan kauzës së tyre pavarësisht paralajmërimeve të policisë. Mediet amerikane raportojnë se të paktën 50 persona u shoqëruan në komisariat ndërsa pjesa tjetër u shpërndanë. Shumë figura politike amerikane postuan në rrjetet e tyre sociale foto dhe video nga ndeshja duke i mbështetur protestuesit. Eventi sportiv mes universiteteve u shty me gjysmë ore.

SHKARKO APP