Ndeshja Serbi-Shqipëri, rreth 5000 forca policie në terren për të ruajtur rendin

Rreth 5000 forca policie do të angazhohen për të ruajtur rendin në kuadër të ndeshjes Serbi-Shqipëri që zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në stadiumin e Leskovcit. Përfaqësuesit e FSHF-së dhe stafi i kombëtares janë nisur drejt Leskovcit, ku do të zhvillohet mbledhja teknike me UEFA-n dhe përfaqësuesit e Serbisë për ngjyrën e fanellës që do të luhet.

Sa i përket organizimit të ndeshjes, do të angazhohen rreth 5000 forca policie, të ardhura nga Beogradi, për të mbajtur rendin në zonën mes Nishit dhe Leskovcit. Rreth 7 mijë tifozë serbë do të jenë në stadium për ndjekur ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?