Ndeshja solidarizuese, mbrojtësi Andi Lila: Kryesia nuk më ftoi as mua

Presidenti i Sindikatës së futbollistëve profesionist shqiptar, Andi Lila ka dëmtimin dhe për këtë nuk do të ketë mundësi që të zbres në fushën e blertë për ndeshjen e solidaritetit, “Luajmë dhe rindërtojmë sëbashku”.

I ftuar në “Ora News” Lila tha se është në fundin e rikuperimit, por kryesia e Sindikatës vendosi që të mos e thërrasë për të luajtur në këtë ndeshje.

Po unë jam i dëmtuar. Jam në fundin e rikuperimit dhe fizioterapistët nuk më kanë dhënë leje që të futem në fushën e lojës. Do të luajnë lojtarë veteranë dhe kryesia e Sindikatës vendosi që Andi Lilën të mos e thërrasë këtë ndeshje (qesh),” tha Lila.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të ardhurat nga ndeshja e të premtes së 10 janarit, e cila do të luhet në “Air Albania Stadium” në orën 18:00 do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prezent në këtë takim do të jenë shumë personalitete të sportit dhe jo vetëm, teksa në fushë do të zbresin lojtarët më të mirë të kombëtares shqiptare, Turqia e vendit të tretë në Botërorin e 2002, fituesit e Europianit, Greqia në vitin 2004 dhe Italia kampione bote e vitit 2006.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?