Ndeshje çdo 3 ditë, ky është kalendari i Superligës dhe Kupës

FSHF vendosi sot për rinisjen e kampionatit më 3 qershor dhe përfundimin e saj më 29 korrik. Menjëherë pas mbledhjes institucioni i futbollit në Shqipëri ka publikuar edhe kalendarin e ndeshjeve.

Ndeshjet do të luhen në harkun e 3-4 ditëve, me raste të veçanta me një periudhë më të gjatë mes tyre. Sa i përket Kupës së Shqipërisë, do të vazhdojë me sistem vajtje-ardhje, ndërkohë që finalja do të luhet më 2 gusht.

Tashmë, pritet drita jeshile nga Ministria e Shëndetësisë për rifillimin e sezonit futbollistik në vendin tonë.

SHKARKO APP