Ndeshje me “dy fytyra”, Danimarka ndalet në duelin ndaj Tunizisë (VIDEO)
Danimarka dhe Tunizia nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola, në një duel të ndezur dhe shumë të luftuar, por që nuk prodhoi asnjë ekip fitues.
Tunizia ishte më e qartë dhe më e rrezikshme në pjesën e parë. Jebali gjeti golin e avantazhit në minutën e 24-t, por ishte dukshëm në pozicion ta parregullt. Disa minuta më vonë, Laidouni do të gjente vetëm rrjetën e jashtme, ndërkohe që Jebali përballë portierit nuk arriti të shënonte.
Në pjesën e dytë Danimarka “zgjohet” duke qenë më dominuese në lojë dhe në raste. Andreas Cornelius kishte shansin e artë për të zhbllokuar sfidën, por vetëm fare shumë pranë portës do të ndalej nga shtylla.
Sulmuesi ishte i rrezikshëm dhe në fundin e takimit me një tjetër goditje me kokë, që u ndal nga portieri Dahmen. Portieri i Tunizisë bëri një mrekulli edhe ndaj një goditje të Lindstrom. Danimarka pretendoi dhe për një penallti në fundin e takimit, por arbitri pasi e ndoqi aksionin me VAR nuk akordoi asgjë. /R.Lika-Koha Jonë/