Ndeshjet e Abissnet Superiore, ndryshojnë oraret e dy sfidave. Tirana-Teuta dhe Vllaznia-Kastrioti
Java e 23-të në Abissnet Superiore, do të luhet në dy ditë, ku të premten luhen tre ndeshje dhe dy të tjerat do të luhen të shtunën.
Të premten, duke filluar nga ora 13:00, do të luhen dy sfida, ku Kukësi pret Partizanin, ndërsa Egnatia sfidon Bylisin në transfertë. Tre orë më vonë, në stadiumin “Niko Dovana”, do të përballen Erzeni dhe Laçi mes tyre.
Të shtunën, do të luhen dy ndeshjet e fundit, Tirana-Teuta dhe Vllaznia-Kastrioti. Këto ndeshje ishin planifikuar në orën 16:00, por orari ka ndryshuar dhe do të luhen 1 orë më vonë.
E PREMTE 24/02/2023
KUKËSI-PARTIZANI ORA 13:00
BYLIS-EGNATIA ORA 13:00
ERZENI-LAÇI ORA 16:00
E SHTUNË 25/02/2023
TIRANA-TEUTA ORA 17:00
VLLAZNIA-KASTRIOTI ORA 17:00