Ndeshjet e Grupit E, zbulohen formacionet e Spanjës dhe Gjermanisë

Grupi E do të luajë ndeshjet e fundit mbrëmjen e stome, teksa Spanja do të përballet me Japoninë dhe Gjermania me Kosta Rikën. Gjithçka është e hapur dhe të 4 skuadrat kanë shanse reale për t’u kualifikuar, ndonëse Spanja dhe Gjermania janë ato që shihen si më favorite.

Trajneri Hansi Flick u ka besuar të 11 futbollistëve që barazuan 1-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e kaluar, me ndryshimin e vetëm se Kimmich është rikthyer në rolin e tij si mbrojtës i djathtë.

Luis Enrique ka bërë disa ndryshime ndaj Japonisë, duke hedhur në fushë nga minuta e parë Alvaro Moratën, i cili shënoi ndaj Gjermanisë dhe ulur në stol Ferran Torres.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?