Ndihmës-trajneri futet në fushë për të ndalur aksionin e rivalëve, më pas plas sherri … (VIDEO)

Një episod i pazakontë është regjistruar në kategoritë e ulëta spanjolle, konkretisht në Tercera Division, në ndeshjen mes Villanueva del Pardillo dhe Colmenar Viejo, që u mbyll në barazim 1-1.

Gjatë një kundërsulmi të skuadrës vendase, në një situatë të favorshme 4 kundër 2, miqtë këtë herë i shpëtoi ndihmës-trajneri. Menjëherë sapo pa se aksioni mund të shndërrohej në kërcënim, ai u ngrit nga pankina, vrapoi në fushë dhe gjuajti topin, duke ia hequr nga këmbët sulmuesve të vendasve.

Menjëherë shpërtheu tensioni dhe nervozizmi i vendasve, teksa arbitri ndëshkoi me karton të kuq ndihmës-trajnerin ndërkohë që më pas pati përplasje mes lojtarëve të të dyja ekipeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?