Ndihmësi i Rejës: Pranuam me kënaqësi uljen e pagave, po punojmë për konsolidimin e ekipit

Ish-lojtari i Juventusit, Sergio Porrini, tashmë pjesë e stafit teknik të Kombëtares Shqiptare, ndihmës i Edoardo Reja, foli sot për “Fan Zone” në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi.

“Tani situata është më e mirë. Ka qenë një periudhë e vështirë, me shumë viktima. Fatmirësisht po ulet numri i viktimave. Sa i takon futbollit, duke një situatë më e mirë. Pas 3-4 javësh njerëzit pritet të kenë më shumë liri dhe të nisin me aktivitetet sportive.

Flas me trajnerin Reja dhe me lojtarët, pasi duam ta dimë gjendjen e lojtarëve. Ata kanë marrë udhëzime nga klubet që të stërviten. Po punojnë për të mbajtur gjendjen fizike, që të jenë gati për nisjen e aktivitetit. Për ne është pak e vështirë të organizohemi. Kur nuk ka kampionate, nuk është se kemi çfarë të bëjmë. Normalisht kemi bërë një program.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ulja e pagave? Të gjithëve na është ulur paga. Reja na ka telefonuar dhe e kemi pranuar me kënaqësi. Të gjithë ishim gati, pasi e dimë situatën dhe kjo është më se normale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prurjet në Kombëtare? Po punojmë për të konsoliduar skuadrën. Kemi afruar lojtarë si Selahi dhe Kamberi, apo edhe emra si Bare e Kumbulla”, u shpreh Porrini.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?