Ndizet derbi Partizani-Tirana, Ultras Guerrils “sulmojnë” drejtuesit e ekipit

Të shtunën rikthehet derbi Partizani-Tirana, i katërti për sezon mes dy ekipeve kryeqytetase. Sfida e së shtunës (18:45) do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, zgjedhje që nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e kuq.

Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare, Ultras Guerrils, tifo-grupi që mbështet Partizanin, ka reaguar ashpër ndaj drejtuesve të klubit.

“Siç e dini dhe tashmë është zyrtare derbi Partizani-Tirana luhet në Elbasan në orën 18:45, bileta kushton 500 lekë. Arsyet për këtë vendim i di vetëm ish’ basketbollisti që drejton ekip futbolli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër kundërshtarët që kemi përballë janë shumë të bukur dhe tërheqës, por që si zakonisht hajnë shumë M*T…

Swiss Digital Mobile Reklama

Së shpejti publikojmë detajet e organizimit, ftojmë të gjithë tifozerinë e kuqe të na bashkohet! UG si askush, askush si UG!”, lexohet në postimin e ultrasve të kuq.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?