“Ndjeva një kërcitje”, Barella paralajmëron dëmtimin e rëndë

Interi rrezikon të humbasë për një kohë të gjatë një nga pedinat më të rëndësishme të mesfushës: Nicolò Barella. Sikur të mos mjaftonin dëmtimet e shumta në mesfushën e zikaltërve, ditën e sotme do të mëohet më shumë për shkallën e dëmtimit të tij.

 

Pasi goditi drejt portës së Sirigu, topi mbërriti përsëri tek ai e Barella provoi ta kthente në qendër të zonës me një goditje me takë, por pikërisht në atë moment është rrëzuar përtokë, duke bërë gjestin e këputjes së ligamentit.

“Ndjeva një kërcitje” i tha më pas Antonio Contes, ndërsa drejtohej për në dhomat e zhveshjes, duke lënë të kuptohet se problemi lidhej me gjurin e djathtë. Frika është se mund të jetë këputur ligamenti i krociatit,q ë do të sillte një mungesë disa mujore.

SHKARKO APP