“Ndjeva një kërcitje të këmbës”, Ronaldo mban në ankth tifozët e Juves
Cristiano Ronaldo u detyrua të dilte nga fusha në minutën e 76-të në ndeshjen ndaj Lazios. Sulmuesi portugez “ngriti” flamurin e bardhë pasi u dëmtua keq në një dyluftim me Luis Alberton, teksa ky i fundit e goditi me top.
“Ndjeva një kërcitje të këmbës”, ishin fjalët e portugezit pas daljes nga fusha, duke i ngrirë gjakun Pirlos, por edhe tifozëve të Juventusit.
Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të mësuar për shkallën e dëmtimit të pësuar, nëse do të jetë thjeshtë një goditje e vogël, apo bëhet fjalë për një dëmtim më të rëndë. Me shumë mundësi ai do të humbasë grumbullimin me Portugalinë. /Koha Jone/