Ndodh dhe kjo, klubi bullgar bën merkato futbollistësh në rrjetet sociale

Rrjetet sociale në vitet e fundit janë kthyer në një mjet të fuqishëm kur shumë kompani të mëdha, politikanë, por edhe sportistë reklamojnë imazhin e ture. Gjithsesi ka edhe klube futbolli si në Bullgari që bëjnë merkato në rrjeteve sociale.

Klubi i Vtora, Spartak Varna, ekip i divizionit të dytë, është në kërkim të lojtarëve të rinj. Ku? Harrojini hotelet dhe dhomat e fshehta të tregut të transferimeve. Hapni kompjuterin tuaj dhe shkoni në Facebook.

Klubi është në kërkim të një mbrojtësi qendror, i cili mund të përshtatet në 3-5-2 të trajnerit Kyriakos Georgiou. Ishte kjo e fundit që së pari publikoi një ofertë pune në Facebook, dhe më pas në Linkedin për ata që dëshirojnë të aplikojnë për të luajtur për Spartak Varna.

Propozimi parashikon një periudhë prove për klubin bullgar. Banesa e paguar nga kompania dhe paga mujore që varion midis 400 dhe 500 euro. Në këtë mënyrë kushdo që e sheh veten gati për të qenë futbollistë, mund ta nisë në Bullgari.

Jedinstven slučaj u svijetu FUDBALA: Traže pojačanja preko OGLASA ...

SHKARKO APP