Ndodh edhe kjo! Kriza Ronaldo-Sarri përfundon në kuota bastesh
Përplasjet mes Cristiano Ronaldos dhe Maurizio Sarrit kanë kaluar pritshmëritë.
Luzitani u shfaq mjaft i nervozuar në ndeshjen e fundit, ku u zëvendësua nga Paolo Dybala në fitoren 1-0 që Juventus mori ndaj Milanit.
Një reagim që i ka befasuar të gjithë. Por, një gjë e tillë ka është shfrytëzuar nga kompanitë e basteve për të “thithur” sa më shumë lojtarë. Gjasat janë që Ronaldo të jetë nga minuta e parë në ndeshjen e ardhshme në kampionat, atë ndaj Atalantës. Paraqitje që kuotohet me koeficentin, 1.1 nga kompanitë e basteve.
Një zëvendësim i tij para fundit të takimit jepet me 3.5, ndërkohë që zëvendësimi në pjesën e parë kuotohet me koeficentin 5. Lënia jashtë për këtë sfidë është ajo që duket si e pamundur. Plot 25 është koeficenti për këtë “ndëshkim”.