Ndodh me Setien, lojtarët  Barcelonës stërviten me sy mbyllur (VIDEO)

Quique Setién nuk e ka nisur aspak mirë nën drejtimin e Barcelonës. Që kur mori frerët e skuadrës pas shkarkimit të Ernesto Valverdes, ekipi ka bërë hapa pas në rezultate, duke u eliminuar edhe nga çerekfinalet e Kupës së Mbretit pas humbjes 1-0 në Bilbao.

Por, ish-trajneri i Betisit po tërheq vëmendjen me ushtrimet e çuditshme në seancat stërvitore. Në stërvitjen e fundit, Setien vendosi që Antoine Griezmann, Arturo Vidal, Samuel Umtiti dhe Riqui Puig të vraponin me sytë e mbyllur.

Ndërkohë, një ditë më parë vendosi që lojtarët të bënin një lojë fëmijësh me njëri-tjetrin. Loja konsistonte në pasimin e topit me dorë te shoku dhe në të njëjtën kohë duke i bërë një pyetje atij. Shoku duhej të përgjigjej shpejt dhe pastaj ta pasonte mbrapsht topin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur u pyet në konferencën e shtypit se pse bënte ushtrime të tilla në stërvitje, ai tha se donte që futbollistët të argëtoheshin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?