Ndodh në Angli/ Barazoi kundër M.City-it, klubi i WBA shkarkon trajnerin

West Bromwich Albion njofton shkarkimin e Slaven Bilic. Trajneri paguan faktin që skuadra mban vendin e parafundit në renditje pas barazimit me Manchester City. Duket absurd vendimi për të larguar 52-vjeçarin fill pas barazimit me Citizens, në “Etihad”.

“West Bromwich Albion ka vendosur të shkëpusë kontratën me Slaven Bilić. Ndihmës-trajnerit, Dean Računica dhe Danilo Butorović, dhe Julian Dicks gjithashtu u larguan nga klubi me efekt të menjëhershëm. “Baggies” aktualisht janë të 19-tët në renditjen e Premier League me shtatë pikë në 13 ndeshje.

Albion dëshiron të falënderojë Slaven dhe stafin e tij stërvitor për përpjekjet e tyre në arritjen e promovimit sezonin e kaluar dhe i uron ata të kenë suksese në të ardhmen. Klubi nuk do të bëjë ndonjë koment tjetër në këtë kohë”, shkruhet në njoftimin e klubit të WBA.

SHKARKO APP