Ndodh në Kroaci, sulmuesi shkon për të gjuajtur penallti dhe merr karton të kuq (VIDEO)
Një rast i çuditshëm ka ndodhur së fundmi. Sulmuesi i Dinamos së Zagrebit, Bruno Petkovic, pa ti tregohej kartoni i kuq në fytyrë, pasi ekzekutoi jo në mënyrë të rregullt një 11-metërsh, në fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj Istra 1961.
Petkovic ju dha shansi i artë për të vulosur fitoren nga pika e bardhë. Sulmuesi e ekzekutoi në një mënyrë të çuditshme duke u ndalur disa herë (në ecje) dhe më pas duke e dërguar në rrjetë. Për arbitrin ishte një ekzekutim i palejuar, duke e ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.
Gjithsesi për Petkovic ky do të jetë një mësim, që në të ardhmen të bëjë më shumë kujdes në ekzekutimin e 11-metërshave.