Ndodh surpriza në Superkupën e Anglisë, ja kush fiton pas gjuajtjeve të 11-metërshave

U luajt këtë pasdite Superkupa e Anglisë mes kampionëve të Chelsea dhe Arsenalit, fitues së Kupës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa sapo nisi e dyta, Chelsea kaloi në avantazh.

Mbrojtësi Moses realizoi në minutën e 46-të për skuadrën e Antonio Conte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 82-të Granit Xhaka kroson në zonë dhe aty zhytet me kokë Kolasinac, duke barazuar rezultatin 1-1.

Swiss Digital Mobile Reklama

Chelsea luan me dhjetë lojtarë pasi Pedro është ndëshkuar me karton të kuq.

Koha e rregullt u mbyll në barazim, ndërsa fituesi shpallet pas gjuajtjeve të penalltive. Nga pika e bardhë lojtarët e Arsenalit janë më të saktë, duke fituar 4-1.

Trofeu i parë sezonal fitohet nga ekipi i Arsene Wenger.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?