Ndoj shënon dy super gola identikë te Brescia, sinjale Rejës që nuk e grumbulloi (VIDEO)

Emanuele Ndoj është kthyer në super formë dhe po jep një kontribut të rëndësishëm për Bresican në Serie B. Edhe pse nuk u grumbullua nga trajneri Edoardo Reja për 3 ndeshjet  kualifikuese të Katar 2022 që Shqipëria zhvilloi në muajin Mars, mesfushori kuqezi i ka dhënë një sinjal trajnerit të kombëtares kuqezi për ta thirrur në grumbullimin e ardhshëm.

Ndoj spikati në sfidën që Brescia fitoi me shifrat 4-1 ndaj Pordenones duke realizuar dy supergola, nga distanca, njëri më i bukur se tjetri. Ky ishte dygolëshi i dytë për Emanuele Ndoj në këtë sezon pas atij që realizoi ndaj Lecces, ndërsa numëron 5 gola në 7 ndeshje të zhvilluara në total me “dallëndyshet” në këtë sezon të Serisë B

\Për mua ishte diçka shumë emocionuese. U ktheva si titullar pas një periudhë të keqe. Shënova dy gola, por akoma nuk e besoj. E rëndësishme është që kemi luajtur si ekip. Duhet të vazhdojmë kështu. Mbështetja e familjes time në këtë periudhë ka qenë e rëndësishme, ashtu sikurse e shokëve dhe e klubit”, deklaroi Emanuele Ndoj.

https://twitter.com/i/status/1378076406291255296

 

SHKARKO APP