Ndoji shënon super gol te Brescia nga goditja e dënimit (VIDEO)
Emanuele Ndoji po kalon një periudhë mjaft pozitive te Brescia. Mesfushori shqiptar ka qenë protagonist në ndeshjen e sotme kundër Sudtirolit, të cilin Brescia e fitoi me rezultatin 2-0.
Goli i parë mban firmën e 25-vjeçarit, i cili shënoi një super gol nga goditja e dënimit pas një ekzekutimi mjeshtëror në minutën e 37-të.
Goli i lojtarit shqiptar bëri xhiron në rrjetet sociale, teksa ai pritet që të fitojë një ftesë dhe nga Reja në grumbullimin e radhës.
KOHA JONË SONDAZH

