Ndoqën ekipin e tyre në Milano, 3 tifozë të Valencias nën vëzhgim për virusin

Tre tifozë të Valencias, të cilët ndoqën ekipin e tyre të zemrës në udhëtimin e Champions League në Milano ndaj Atalantas, kontaktuan shërbimet e urgjencës spanjolle, pasi pretendojnë se kanë simptomat e Coronavirus-it.

Hermelinda Vanaclocha, zv/drejtore e sektorit të epidemiologjisë dhe mbikëqyrjes shëndetësore në “Generalitat Valenciana” tha për këtë çështje: “Ne jemi akoma duke vlerësuar situatën e tyre. Do të kryejmë një studim epidemiologjik”.

Klubi spanjoll në një reagim në rrjetet sociale, ka kërkuar që  tifozët që ishin të pranishëm në Milano, të telefonin numrin e emergjencës 112, nëse kishin simptoma si probleme me frymëmarrjen, kollë apo ethe. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP