Ndryshime në listën e Kombëtares, një tjetër prurje e re
Vijojnë ndryshimet në listën e Kombëtares! Mesfushori i talentuar Endri Çekiçi do t’i bashkohet ditën e sotme në grumbullim kuqezinjve.
Pogradecari, i cili mbylli një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Olimpja Lubjanës, ishte në listën e pritjes nga trajneri Reja, për 2 sfidat e muajit shtator ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë, teksa do të jetë nën urdhrat e italianit.
Kjo është hera e parë që Çekiçi thirret në Kombëtaren A, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e thuajse të gjitha Kombëtareve të moshave, ku ka spikatur me talentin e tij. Afrimi i 23-vjeçarit, i paralajmërua edhe nga trajneri Reja, ditën e djeshme në konferencën për shtyp.