Ndryshimet në statut për garën për president, reagon FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me rregullat e reja që hyjnë në fuqi që nga data 1 janar i vitit 2021, e ku janë vendosur edhe disa rregulla në lidhje me zgjedhjet e ardhshme për president.

“Statuti, i cili do të hyjë në fuqi prej datës 1 Janar 2021, përbën shtyllën e ligjshmërisë së federatës dhe si i tillë përmban parimet e përfaqësimit të drejtë të gjithë spektrit të futbollit, përfshirjen e grave në vendimmarrje dhe mos diskriminimin. Statuti, si çdo dokument i ri, kërkon kohën e nevojshme për t`u familjarizuar dhe për t`u kuptuar në tërësinë e vet.

Duke marrë shkas nga një sërë publikimesh dezinformuese lidhur me “përjashtimin” nga kandidimi të figurave të shquara të futbollit shqiptar e botëror, FSHF fton këdo që është i interesuar të lexojë me vëmendje statutin aktual dhe atë të miratuar rishtazi për të kuptuar që me përjashtim të kritereve për pavarësi politike, klauzolat e lidhura me kushtet për të qenë kandidat për ndonjë nga organet e federatës kane mbetur ndër vite të pa ndryshuara dhe se ato lidhen vetëm me banimin në Shqipëri gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës.

Për shkak të proceseve transparente të konsultimit, nga anëtaret e FSHF nuk pati asnjë kundërshtim për draftin e propozuar çka përben gjënë më të rëndësishme për FSHF pasi statuti i shërben vetëm anëtareve dhe jo agjendës mediatike të ndonjë gazetari në kërkim te klikimeve.

Në vijim të marrëdhënieve korrekte me median sportive FSHF i fton edhe njëherë të gjithë gazetaret të zbatojnë parimet etike dhe profesionale duke respektuar standardet për raportimin e së vërtetës, verifikimit të lajmit dhe paanësisë”.

SHKARKO APP