Ndryshon orari i derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar një ndryshim në programin e javës së 24-t të kampionatit “Abissnet Superiore”. Sipas Departamentit të Komunikimit në FSHF, ndeshja Partizani- Tirana do të luhet të dielën në orën 16:30 në stadiumin “Air Albania”.

Vendimi për ndryshimin e orarit është miratuar nga Komisioni i Ligave dhe Garave. Derbi i kryeqytetit pritet me interes të madh, në një moment të rëndësishëm të sezonit për të dyja skuadrat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?