Ndryshon orari i ndeshjeve të Kupës së Italisë, s’ka më shtesë
Më në fund marrin përgjigje edhe pyetjet e shumë tifozëve, gjysmëfinalet e Kupës së Italisë të programuar për t’u luajtur të premten dhe të shtunën do të fillojnë në orën 21:00. Zyrtarizimi ka ardhur nga Rai, duke e bërë thuajse zyrtare në pritje edhe të një njoftimi nga federata italiane.
Gjithashtu do të ketë edhe ndryshime në format. “Gazzetta dello Sport”, raporton se dy ndeshjet Juventus-Milan dhe Napoli-Inter do të luhen pa kohë shtesë, për të evituar problemet e mundshme fizike të lojtarëve.
Në rast se ndeshje do të jenë për kohë shtesë, do të shkohet menjëherë në gjuajtjet e penalltive, teksa e njëjta gjë do të ndodhë edhe me finalen e Kupës që do të luhet më 17 qershor në “Olimpico”. /R.Lika-Koha Jone/