Në Angli dyshojnë se mafia shqiptare ka “gisht” në kartonin e verdhë të Xhakës

Një skandal bastesh është duke u hetuar në Angli, teksa në mesin e saj është dhe emri i Granit Xhakës për shakk të një kartoni të verdhë të të marrë në ndeshjen ndaj Leeds në dhjetor. Hetuesit e Agjencisë Kombëtare të Krimeve në Angli, kanë ngritur hipotezën se e përfshirë mund të jetë edhe mafia shqiptare.

Lajmi është bërë i ditur nga Daily Mail, që sipas burimeve pranë hetuesve, theksonte se dyshimet kanë lindur edhe nga përfshirja enjë ish-futbollisti me origjinë shqiptare me pasaportë suedeze. Gazeta britanike theksonte se episodi jo normal i 18 dhjetorit është marrë në shqyrtim nga agjencia e cila lufton krimin e organizuar.

Hetimi nisi pas basteve me vlerë 52 mijë paund, se Xhaka do të ndëshkohej me karton të verdhë në 10 minutat e fundit të lojës. Mesfushori me origjinë shqiptare u ndëshkua në minutën e 86-të, për vonesën e panevojshme në nisjen e një goditjeje dënimi, teksa rezultati ishte 4-1 në favor të Arsenalit dhe miqtë kishin kontrollin absolut të ndeshjes.

Xhaka qëndroi më tepër se 20 sekonda pa e lëvizur topin dhe gjyqtari nxori kartonin e verdhë. Hetuesit zbuluan prova të basteve me shifra të mëdha në tregun e kripto-valutave, teksa pjesa më e madhe e aktivitetit u regjistrua në Shqipëri.

SHKARKO APP