Në Argjentinë mbyllet përfundimisht kampionati si në Holandë dhe Belgjikë

Pas Belgjikës e Holandës, edhe Argjentina ka ndërprerë përfundimisht kampionatin për shkak të koronavirus. Lajmin e ka dhënë në një intervistë për “Tnt Sports”, presidenti i Federatës vendase (Afa) Claudio ‘Chiqui’ Tapia, duke saktësuar se “të gjithë kampionatet janë të përfunduar dh nesër ky vendim do të ratifikohet nga Komiteti Ekzekutiv, që do të mbahet në video-konferencë”.

Do të kthehemi në fushë vetëm kur autoritetet shëndetësore të na japin aprovimin. Me pak fjalë, do të luajmë kur të jetë momenti i duhur”. Gjatë takimit do të përcaktohen edhe kriteret e pranimit në Coppa Libertadores të ardhshme, ndërsa nuk do të ketë rrëzime nga kategoria. Ndeshja e fundit e kampionatit e luajtur në Argjentinë, para ndalimit, ishte ajo e 10 marsit mes Estudiantes e Racing Club, përfunduar 2-1 për miqtë.

SHKARKO APP