Në Bjellorusi futbolli vijon normalisht, “e luftojnë” koronavirusin me sauna dhe vodka

Edhe pse janë regjistruar deri tani 51 raste me Covid-19, kampionati i futbollit të Bjellorusisë vazhdon rregullisht të luhet. Alexander Aleinik, shefi i zyrës së shtypit të Federatës ka shpjeguar se “vendimi për të luajtur rregullisht, e me publik, është marrë pas mbledhjes së të martës në video-konfernecën me UEFA.

Shumë kampionate janë pezulluar, ne ndërkohë fillojmë tani sepse sezoni ynë futbollistik shkon nga pranvera në vjeshtë”. Asnjë klub nuk ka patur probleme, e kështu do të nisim, pikërisht në kohën kur Rusia, për të parandaluar shpërndarjen e virusit, ka vendosur të mbyllë kufijtë me vendin fqinj.

Presidenti bjellorus Alexsandr Lukashenko, i njëjti që vite më parë donte të ndalonte martesat mes grave vendase e të huajve, i ka rekomanduar popullatës “të bëjnë sauna, të pinë shumë vodka e të punojnë shumë për të vrarë virusin në organizëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?