Në duelin PSG-Marseille pati paralajmërim për bombë, arrestohet personi që kërcënoi

PSG moti një fitore të madhe 4-0 në klasiken ndaj Marseille. Megjithatë, ndeshja edhe mund të mos ishte zhvilluar pasi së fundmi është zbuluar një prapaskenë që alarmoi autoritetet franceze vetëm disa minuta para startit të ndeshjes.

Një person telefonoi policinë kryeqytetase duke deklaruar se do të vendoste një bombë në ambientet e stadiumit “Parc Des Princes” dhe që do ta shpërthente gjatë ndeshjes.

Autoritetet u vendosën menjëherë në lëvizje për të identifikuar autorin e telefonatës dhe për fat ia dolën me sukses duke e arrestuar personin që telefonoi dhe vendosi në alarm forcat e rendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tragjedi e cila u shmang kështu në Paris, edhe pse autoritetet kanë dyshimet e tyre nëse personi në fjalë do të organizonte me të vërtetë një sulm terrorist në ambientet e stadiumit të PSG.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?