Në Francë janë të bindur: Juve në avantazh për super talentin e Lyon-it

Houssem Aouar gjatë kësaj vere pritet që të larohet nga Lyon-i gjatë kësaj vere. Mesfushori 22-vjeçar është në pritje të një ofertë të kënaqshme, teksa klubi francez nuk do t’i hapë probleme për largimin.

Sipas burimeve të sajtit të njohur “Le10Sport”, Juventus është në avantazh për Aouar, ndërkohë që ka konkurrencë të ashpër nga Arsenal, Manchester City dhe PSG.

Hapa konkret ka bërë skuadra pariziene, që ka takuar agjentin e lojtarit, por deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Juventus ndërkohë e sheh Aouar perfekt në mesfushën që pritet të formojë Pirlo për sezonin e ri, teksa Rabiot dhe Ramsey nuk kanë mundur të bindin në sezonin e fundit.

Aouar cilësohet si një nga talentet më premtues në Europë, teksa në sfidat e fundit ndihmoi Lyon-in që të eliminonte Juventusin dhe City-in në Champions. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP