Në Francë kritikojnë ashpër Messin, 1 gol në 600 minuta lojë!
Lionel Messi ka shënuar vetëm një gol në 600 minuta në Ligue 1 gjatë këtij sezoni. Një ndeshje zhgënjyese, madje e padenjë për një Top të Artë, shkruan “le Parisien” dhe i vendos notën 3, po aq sa edhe vlerësimi i “L’Equipe”.
“Messi ishte më mirë të hënën”, shkruan “L’Equipe” në vlerësimin e lojtarit, që nuk ka marrë notë kaluese në ndeshjen e djeshme (në Francë është 5, nota kaluese).
“Argjentinasi bëri një paraqitje jo të denjë për Topin e Artë. Zhgënjyes në rolin e nëntës false. I izoluar, ashtu siç ka qenë gjithë këto javë. Messi të jep përshtypjen se luan me të njëjtin ritëm, shumë i ngadaltë.
Mbetet një statistikë e veçantë: pas 600 minutash në Ligue 1, Messi ka shënuar vetëm një gol”, shkruajnë të përditshmet franceze në vlerësimin e tyre për ndeshjen që PSG luajti kundër Nice dhe që përfundoi 0-0.
🇦🇷 Lionel Messi n’a inscrit qu’un seul 1 but après ses 8 premiers matchs disputés en L1 cette saison. #PSGOGCN
Son plus faible total dans un championnat à ce stade de la compétition depuis 2005/06 (1).
— PokerStars Sports FR (@PSSportsFR) December 1, 2021
KOHA JONË SONDAZH

