Në Greqi dhe Kroaci të çmendur për super talentin e Tiranës

Ernest Muçi është një nga talentet më të spikatur këtë sezon në Kategorinë Superiore me 8 gola të shënuar në 19 ndeshje në ekipin e parë.

Muçi është produkt i fidanishtes bardheblu, teksa duhet theksuar se ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të huaja. “Nuk e shes më pak se 400 mijë euro”, ka thënë presidenti Halili.

Portali “tportal.hr” raporton se Olimypiakos, AEK-u i Athinës, Panathinaikos, por dhe kampionët e Kroacisë Dinamo Zagreb po ndjekin prej kohësh sulmuesin 19-vjeçar bardheblu.

Megjithatë, deri tani, ofertë konkrete nuk ka dhe jemi ende në fazën e studimit. Muçi spikati këtë sezon sidomos në fitoren 5-1 ndaj Partizanit, ku shënoi dy gola.

SHKARKO APP