Në Holandë hapen dyert për tifozët në shtator, por me rregulla të çuditshme
“Mirësevini në stadium, por mos këndoni”. Holanda ishte shteti i parë i par ë që mbylli kampionatin përfundimisht, por mund të jetë edhe i pari që mund t’i rihap për tifozët. Edhe pse në fakt një gjë e tillë do të ndodhë me rregulla strikte.
Nga muaji shtator, kryeministri Mark Rutte, njoftoi në konferencë për shtyp se stadiumet do të jenë të hapura, por jo me kapacitetin e tyre të plotë. Vetëm 1/3 e kapacitetit do të jetë e shfrytëzueshme, për të krijuar distancën e nevojshme sociale.
“Nëse këndoni në stadium, atëherë është e thjeshtë, do të mbyllen sërish. Nëse bërtisni apo këndoni, apo këndoni me zë të lart, mund të ketë një përhapje më të madhe. E di që është e tmerrshme, por studimet tregojnë se në situata të tilla, virusi përhapet më shpejt”, deklaroi kryeministri i Holandës. Eredevise pritet që të fillojë sërish më 12 shtator. /R.Lika-Koha Jone/