Në Hungari hapen dyert e stadiumeve edhe për tifozët

Hungaria është vendi i parë në Evropë i cili ka hapur dyert e stadiumeve për tifozët. Një javë pas rinisjes së kampionatit të futbollit, në Hungari është rikthyer edhe publiku në shkallët e stadiumit, por jo në kapacitetin e tij të plotë.

Tifozët qëndruan në tribuna me një distancë sociale prej 3 apo 4 ulësesh. “Pamje të jashtëzakonshme në një situatë të jashtëzakonshme”, shkruan Federata Hungareze e Futbollit për atë që u shfaq këtë fundjavë në stadiumet hungareze.

E njëjta gjë pritet të ndiqet nga disa kampionate të tjera evropiane të futbollit, duke filluar nga muaji korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?