Në Itali kanë nisur ta krahasojnë me Maradonën, Kvaratskhelia bën me “dhimbje koke” Sylvinhon para ndeshjes

Fanella me numrin 10 te Napoli është një entitet, e lënë në histori, në galerinë e pavdekshmërisë dhe askush nuk mund ta prekë atë. Gjithsesi mediat italiane sugjerojnë se ka tashmë një pasues të denjë për ta mbajtur.

Bëhet fjalë për Khvicha Kvaratskhelia, futbollistin që ka mbërritur dje në Tiranë, për shkak se Gjeorgjia do të luajë të martën në mbrëmje duelin ndaj Shqipërisë.

Gola, asist dhe ndeshje mjaft të mira me Gjeorgjinë, në suksesin 4-1 ndaj Republikës Çeke. Me ardhjen e Antonio Contes roli i tij ka ndryshuar, duke luajtur si një 10-sh, fantazist, që po ndihmon ekipin. Vlerësimet e marra nga mediat italiane, duhet të shpërbejnë si një “kambanë alarmi” për trajnerin Sylvinho, që duhet të kujdeset nesër për ta limituar në krahun e majtë. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP