Në Itali publikojnë detajet e operacionit, Granit Xhaka bashkohet me Mourinhon dhe Kumbullën
Granit Xhaka do lërë Arsenalin këtë verë për t’u transferuar te Roma për shifrën e 18 milionë eurove. Kjo është ajo që raporton Corriere dello Sport ditën e sotme, duke shtuar se marrëveshja është arritur dhe kanë mbetur vetëm detaje, që nuk e prishin operacionin.
I njëjti burim publikon edhe shifrat e kontratës së kapitenit të Zvicrës. Ai do firmosë marrëveshje për 4 vite dhe do marrë pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon, plus bonuse në varësi të lojës së tij dhe gjithë ekipit. Thuajse të njëjtën pagë ai e merr te Arsenali.
Vetë mesfushori në një intervistë të ditës së sotme nuk e ka komentuar këtë lëvizje, duke mos pohuar, por as mohuar bashkimin me Mourinhon dhe Kumbullën. 29-vjeçari luajti në 43 ndeshje këtë sezon me Arsenalin dhe shënoi 1 gol e dhuroi 2 asiste. /abcnews.al