Në janar e kërkoi Mourinho, Smith tërhiqet nga futbolli në moshën 24 vjeç

Është vetëm 24 vjeç, ndërkohë që disa muaj më parë ishte shumë pranë transferimit te Tottenham-i i Jose Mourinhos. Po flasim për Ted Smith, i cili tashmë është një ish-futbollist.

Ish-portieri i Southend, i cili luan aktualisht në League One, ka vendosur që tërhiqet përfundimisht nga futbolli. Dëmtimet e shuma, kanë bërë që portieri i talentuar të humbasë pasionin për këtë sport.

“Nuk është faji im, nuk doja të arrija deri këtu. I adhuroj ndeshjet dhe stërvitjet, por presioni ishte i madh për mua. Kam marrë shumë kohë për të marrë këtë vendim. Në kokën time qarkullonte mendimi se po bëja një punë që e kanë ëndërr shumë njerëz”, u shpreh Smith. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP