Në La Liga kanë një ide gjeniale për t’i bërë ndeshje me më shumë emocione

Spanja do të ndjekë shembullin e Gjermanisë, për të rikthyer në fushë La Ligan, me të gjitha masat e nevojshme për t’u ruajtur nga pandemia. Të gjitha ndeshjet sigurisht që do të luhen me dyer të mbyllura, një situatë që pritet të zgjasë të paktë për disa muaj.

Drejtuesit e ekipit spanjollë, ndërkohë po mendojnë për disa ndryshime që mund t’i bëjnë ndeshjet edhe më interesante në televizion, duke qenë se tashmë kuptohet që mungon prania e publikut duke ulur ndjeshëm emocionet.

Ideja është që të përdoret zëri i regjistruar i tifozëve dhe të përdoret si kolon zanore gjatë ndeshjeve, për të sfiduar disi qetësinë e ndeshjeve me dyer të mbyllura. Ndryshe nga Bundesliga, ku një gjë e tillë ndodhë vetëm në televizion dhe me opsionin për ta ndryshuar vetë publiku, në Spanjë po mendojnë zërin e regjistruar ta dëgjojnë edhe futbollistët n ë fushë.

Një gjë e tillë mund të jetë shumë motivuese për lojtarët, të cilët ndonjëherë humbasin përqendrimin, në sfidat ku mungojnë emocionet e publikut. Për momentin është thjeshtë një hipotezë, teksa pritet zhvillime në ditët në vijim. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP