Në Nikaragua luhet ende normalisht futboll, por me maska dhe doreza

Pandemia e Covid-19 ka pushtuar gjithë botën, por Nikaragua vijon të luhet ende normalisht. Mbrojtja nuk mungon pasi futbollistët janë futur në fushë me maska në fytyrë dhe doreza kirugjikale në duar.

Imazhi i fotos është ai i lojtarëve të Cacique Diriangén përpara ndeshjes kundër Deportivo Ocotal. Situatë surreale, ashtu si është denoncuar në një intervistë të dhënë për Mundo Deportivo, nga Bernardo Laureiro, sulmuesi uruguaian i Cacique, autor i një goli në fitoren 2-0 të të tijve: “Duhet të luajmë dhe e bëmë, duke tentuar të marrim të gjitha masat e rastit, por të mbash një maskë në fytyrë është e pamundur.

Këtu në Nikaragua për momentin ka pak raste, qeveria ka thënë se janë të gjitha kushtet për të luajtur. Do ta bëjmë deri kur të na thonë të kundërtën. Me gjithë masat e mundshme: ndërrohemi në shtëpi, lahemi në shtëpi, qëndrojmë larg në stërvitje, por pastaj në fushë nuk mund të jetë kështu, futbolli është lojë kontakti”.

SHKARKO APP