Në Portugali janë të bindur: Ronaldo nuk është infektuar me coronavirus, ja arsyeja!

“Situata është analizuar siç duhet dhe është garantuar që nuk ka mundësi për infeksion”. Këto janë fjalët e Miguel Albuquerque, presidenti i qeverisë rajonale të Madeiras, vend ku Cristiano Ronaldo është në karantinë pas rastit pozitiv të shokut të tij Daniele Rugani.

Sulmuesi portugez për këtë arsye respektoi të gjitha kushtet e sigurisë kur pas ndeshjes së fituar kundër Interit, teksa shkoi për t’i bërë një vizitë të mamas së tij.

Ai shkoi në Madeira si asimptomatik, siç konfirmohet nga sekretari i shëndetësisë, Pedro Ramos: “Si futbollisti dhe familja e tij janë asimptomatikë”.

Juventus të mërkurën, në njoftimin për shtyp në lidhje me stërvitjen pasdites, njoftoi se CR7 do të mbetet në Portugali “në pritje të zhvillimeve në lidhje me urgjencën aktuale shëndetësore”. Situata u konfirmua pas daljes pozitive të Ruganit ndaj coronavirusit. Nga Portugalia, janë të bindur gjithçka është nën kontroll për Cristiano Ronaldon. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP