Në pritje të Dzekos, Juventus tenton edhe rikthimin e Kean

Edin Dzeko pritet të jetë bërja e Juventusit në sulm për sezonin e ri, por jo vetëm Skuadra bardhezi po tenton edh rikthimin e Moise Kean. Ky i fundit u shit një vit më parë te anglezët e Everton, ku nuk ka arritur të shndërrohet në titullar dhe ka dhënë miratimin për t’u rikthyer në kampionatin italian, ku do të bënte zëvendësuesin e parë të Dzekos.

Juventus preferon Kean edhe për faktin se e ka më të lehtë ta përfshijë në listën e federimeve në Champions, por momentalisht bisedat me drejtuesit e Evertonit kanë ngecur.

Anglezët duan ta shesin njëherë e mirë sulmuesin italian, ose ta huazojnë me detyrim blerjeje, ndërsa në Torino duan vetëm një huazim të thjeshtë të Kean, duke ruajtur vetëm të drejtën e blerjes për verën e ardhshme.

Sulmuesi 20-vjeçar ka luajtur 17 takime me Juventusin në sezonin 2018-2019 dhe ka arritur të shënojë edhe 7 gola.

 

SHKARKO APP