Në pritje të Ronaldos dhe Dybala-s, Morata është “Jolly” i Pirlos
Alvaro Morata e ka shfrytëzuar më së miri shansin që i është dhënë menjëherë pas rikthimit gjatë kësaj vere te skuadra e Juventusit. Pa Cristiano Ronaldon dhe me Dybala-n ende në formën e tij më të mirë, sulmuesi spanjoll ka treguar vlerat e tij, teksa në harkun e tri ditëve ka shënuar 3 gola me peshë. Në këtë mënyrë ai i ka dhënë një ndihmë edhe për taktikën e trajnerit Pirlo, i cili është bindur për vlerat e tij, pasi më parë e ka pasur shokë skuadre.
Do të kemi një trinom të ri, aty ku në sezonet e fundit vendin e tij e zinte Gonzalo Higuain. Morata ka cilësi të mëdha, që e bëjnë një titullar fiks në 11-shen që pritet të stilojë në sfidat e rëndësishme strategu Pirlo. Spanjolli me fanellën bardhezi ka ditur që të jetë gjithmonë protagonist në Europë, duke realizuar deri më tani 9 gola, ndërkohë që 8 të tjerë i ka shënuar me 3 ekipe, Real Madrid, Chelsea dhe Atletico. Një tregues i rëndësishëm se ekipi torinez i sjell fat. Nuk është një mister që Pirlo e kishte një nga zgjedhjet e para në merkato rikthimin e tij.
Juventus shpreson që të ketë sa më parë në dispozicion Cristiano Ronaldon, teksa do të kryhen edhe tamponë të tjerë për ta pasur të gatshëm për sfidën e 28 tetorit në Champions League kundër Barcelonës së Messit. Treguesit deri më tani janë shumë pozitiv nga Morata dhe Chiesa, të cilët me shumë mundësi do të jenë gjithmonë nga minuta e parë, pavarësisht rikthimit të Ronaldos dhe Dybala-s. Kualiteti i treguar në këto ndeshje i ka bindur të gjithë se ata mund të fitojnë ndeshje edhe pa dy super yjet e skuadrës. Dilemat për skemën janë ende të mëdha për një trajner pa eksperiencë si Pirlo, por deri më tani Paratici mund të buzëqesh për dy blerjet e verës. /Rozalb Lika-Koha Jone/