Në Serbi hapin dyert edhe për tifozët, por me kushte strikte
Serbia i jep të drejtën tifozëve të mbushin stadiumet, duke nisur nga 1 qershori. Krejt ndryshe nga Shqipëria, ku ende nuk ka një vendim për rifillimin, në këtë vend spektatorëve do u lejohet të marrin pjesë në ndeshjet e futbollit si dhe në sport të tjera në ambient të hapur.
Në fakt ka një kusht, sepse duhet respektuar distanca sociale, në kohën kur ende nuk është përfunduar pandemia për shkak koronavirus.
“Tifozët duhet të qëndrojnë një metër lart njëri tjetrit”, ka bërë të ditur sot Komiteti i emergjencës së koronavirus në qeverinë serbe, në vendimin e tij. Të gjithë kampionatet e futbollit në vend janë ndalur që në muajin mars e vullneti është ai për të rifilluar në fund javë.