Në Seria A vendoset një rregull i ri për shtyrjen e ndeshjeve për shkak të Covidit

Këshilli i Ligës pas shtyrjes së ndeshjes mes Genoas dhe Torinos ka miratuar një rregull të ri. Ai parashikon që çdo klub që vuan nga infektimi i 10 ose më shumë lojtarëve do të ketë të drejtën të kërkojë shtyrjen e një ndeshje një herë gjatë sezonit.

Në situata të tjera, duke mos qenë në gjendje të zbresë në fushë, ajo do të humbasë 0-3 në tryezë. I njëjti rregull do të zbatohet në Kupën e Italisë, por jo në ndeshjet gjysmëfinale ose finale.

Sipas asaj që u raportua nga Lega Serie A ka pranuar gjithsesi rregullin e UEFA-s, sipas të cilit numri minimal i lojtarëve për të dalë në fushë duhet të jetë 13: 12 lojtarë përpara dhe 1 portier.

SHKARKO APP