Në Spanjë e bëjnë të kryer, sulmuesi i Juves prezantohet këtë javë te Barcelona
Alvaro Morata mund të konsiderohet lojtari më i ri i Barcelonës. Kështu të paktën janë të bindur në Spanjë, teksa i kanë vendosur dhe një përqindje kësaj lëvizje duke arritur në 95%. Gazeta “AS” raporton se gjatë javës mund ë gjendet dhe gjuha e përbashkët me Juventusin për lejimin e sulmuesit.
Xavi madje thuhet se do ta ketë në dispozicion Moratën që në Superkupën e Spanjës që do të luhet ndaj Real Madridit më 12 janar. Prezantimi mund të ndodhë këtë të mërkurë, ndërkohë që futbollisti do të nënshkruajë një kontratë për 18 muaj.
Kujtojmë që kartoni i futbollistit është në pronësi të Atletico Madrid, ndërkohë që Juventus do të kursejë 5 milionë nga huazimi dhe 5 milionë nga paga e lojtarit duke e lënë të lirë që në janr. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

