Në Spanjë nisin hetimet ndaj Ancelottit për evazion fiskal

Carlo Ancelotti ka përfunduar në shënjestër të tatimeve spanjolle. Sipas medias iberike, në fakt, Tatimet në Madrid kanë prezantuar një denoncim kundër teknikut aktual të Everton për një evazion fiskal të dyshuar prej më shumë se një milion euro (saktësisht 1.062.079) që lidhet me periudhën 2014-2015, kur Ancelotti drejtonte Real.

Akuzat janë të ashpra e kanë lidhje me shpërblimet e marrë si trajner, por kryesisht me ato që lidhen me të drejtën e imazhit. Sipas hetuesve, Ancelotti ka përdorur një rrjet kompleks për të fshehur një pjesë të të ardhurave të tij nga Agjensia e Hyrjeve spanjolle.

Strategu italian është i fundit nga të mëdhenjtë që përfundon nën hetim. Messi dhe Cristiano Ronaldo, të dënuar respektivisht 21 dhe 23 muaj burg e me pagesën e gjobave milionëshe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lista në fakt është e gjatë dhe përfshin edhe emra si José Mourinho, Radamel Falcao, Alexis Sanchez, Diego Costa, Javier Mascherano, Marcelo, Angel Di Maria, James Rodriguez, Mesut Ozil e shumë të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?